Kompleksi “Adem Jashari” hapet edhe për vizita virtuale

Kompleksi “Adem Jashari” hapet edhe për vizita virtuale

Aktuale November 04, 2022 - 18:49

Kur përmendet lufta e fundit në Kosovë është e pamundur që të mos përmendet sakrifica e familjes Jashari.

Kompleksi memorial “Adem Jashari” tërheq shumë vizitorë, por tanimë ky kompleks mund të vizitohet edhe në mënyrë vizuale, shkruan Zeri.info.

Ky projekt u realizua nga Alban Kasumi dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, që përfshin pamje 360 shkallë të të gjitha pjesëve të këtij kompleksi.

“Në këtë projekt janë paraqitur shumica e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në formatin 360 shkallë, si dhe përshkrime të artefakteve në muze”, shkroi Kasumi.

Përveç pamjeve të detajuara, mundësohet që për të merret informacione për to.

Këtu mund ta shihni në mënyrë vizuale kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz:

https://kmademjashari360.com/