Sveçla: Afërsia mes Serbisë e Rusisë cënon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Sveçla: Afërsia mes Serbisë e Rusisë cënon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale November 04, 2022 - 17:41

forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Bëhet e ditur se tema e këtij takimi ishte ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar.

Ministri Sveçla ka thënë se invazioni i pa provokuar dhe i padrejtë I Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe asesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”,tha ai ndër të tjera. /Zëri