Sindikata e Policisë nderon 22 policët e rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë nderon 22 policët e rënë në krye të detyrës

Aktuale November 04, 2022 - 16:55

Sindikata e Policisë së Kosovës ka organizuar një turne të lojrave sportive për të nderuar zyrtarët polcorë që kanë vdekur në krye të detyrës.

Bëhet e ditur se në ketë event sportiv të organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës morën pjesë përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike nga rajoni dhe më gjerë, përfaqësues nga Komuna e Pejës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.

Në këtë ngjarje Sindikata e PK-së ndau mirënjohje për përfaqësuesit e Sindikatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

“Po ashtu, Sindikata e PK-së ndau një mirënjohje të veçantë për Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) të cilët përmes zëvendës sekretarit të tyre, kishin adresuar një letër falënderimi për sindikatën e PK-së”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera u bë e ditur se kjo sindikatë pritet të anëtarësohet krahas sindikatave të policive evropiane.

“Sindikata e PK-së vazhdon t’i përkrah dhe mbështet zyrtarët policorë në aspektin sindikal, përfshirë dhe duke mos i harruar kurr edhe familjarët e policëve të renë në kryerje të detyrës, ku bijtë e tyre dhanë atë me sublimen, dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej. /Zëri