Revokohet licenca e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”

Revokohet licenca e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”

Aktuale November 04, 2022 - 15:50

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent, ku është marrë vendim që shtëpisë së të moshuarve “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24-orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale. /Zëri