Vendosen posterë me fotografitë e Aurona Pelajt në rrugët e qytetit
Aktuale
November 04, 2022 - 12:13
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, i ka publikuar disa fotografi të infermieres Aurona Pelaj, të vendosura në rrugët e qytetit.
Rrusta ka thënë se ky veprim është i padrejtë dhe persekutues.
“Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Assesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellë me pamje të viktimës, aspak etike”, ka thënë ajo.
Vajzës nga Peja, Aurona Pelaj, e cila shihet në video teksa e godet një grua të moshuar në fytyrë dhe në barkë, të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Pejës. /dukagjini