Arrestohet dëshmitari për deklarim të rremë në rastin e Xhabir Zharkut të akuzuar për korrupsion

Arrestohet dëshmitari për deklarim të rremë në rastin e Xhabir Zharkut të akuzuar për korrupsion

Aktuale November 04, 2022 - 11:32

Dëshmitari Bekim Troni pas dhënies së deklaratës së tij të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, është arrestuar për deklarim të rremë.

Këtë e konfirmoi prokurori i kësaj çështje Rasim Maloku.

Prokurori Maloku tha se dëshmitari Bekim Troni haptazi u shmang nga deklarimi i vërtetë për çka edhe prokuroria ka marrë veprimet ligjore siç parashihet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti, shtoi se lënda është dërguar në Departamentin e Përgjithshëm Divizioni Penal në këtë gjykatë.

Ndryshe, dëshmitari Bekim Troni, gjatë dhënies së deklaratës së tij, në disa nga pyetjet e prokurorit Rasim Maloku është përgjigjur se nuk ka njohuri dhe se nuk i kujtohej rrethana për çka i parashtrohej pyetja.

I njëjti poashtu është ballafaquar disa herë nga ana e prokurorit në lidhje me aktvendimet, aktpërcejllës, të cilat i njëjti i kishte nënshkruar vetë dhe disa rrethana nuk i kujtoheshin, e që pas ballafaqimit i njëjti ka pranuar se është nënshkrimi i tij.

Raporti i plotë nga seanca e së mërkurës kur dëshmitari Troni kishte dhënë dëshminë:

Gjykimi ndaj Xhabir Zharkut, dëshmitari thotë se s’i kujtohet nëse komuna i dha leje për pronë me koncesion ndonjë subjekti për ndërtim. /BetimipërDrjetësi