Rasti i të moshuarës, sot në Gjakovë protestohet kundër dhunës

Rasti i të moshuarës, sot në Gjakovë protestohet kundër dhunës

Aktuale November 04, 2022 - 07:48

Sot në Gjakovë do të mbahet një protestë për dhunën, që u shkaktua ndaj një të moshuare në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.

Protesta do të nisë në orën 12:00, te lapidari “Shokët e lirisë”.

Ajo është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës Gjakova ’98-99” dhe Bashkimi i femrave gjakovare.

Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Të pandehurat, A.P,, A.R. dhe R.K. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”. /telegrafi