Incidenti për rrahjen e të moshuarës në Pejë mori dhenë edhe në mediet ndërkombëtare

Incidenti për rrahjen e të moshuarës në Pejë mori dhenë edhe në mediet ndërkombëtare

Aktuale November 03, 2022 - 20:11

Rrahja e të moshuarës në një qendër strehuese në Pejë u bë lajm edhe në mediet ndërkombëtare.

Gjatë ditë së sotme një numër mediash sikurse DailyMail, Blick e Noticias raportuan mbi incidentin në Pejë ku shihet një infermiere duke sulmuar fizikisht një grua të moshuar.

Madje të mërkurën mediumi serb Alo, i dha një qasje krejtësisht tjetër duke thënë se viktima ishte në fakt një shtetase serbe.

“Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”, është titulli që mediumi britanik DailyMail i la këtij artikulli. /telegrafi

Image