Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicën e Veriut

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicën e Veriut

Aktuale November 03, 2022 - 15:46

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, me rekomandim të IPK-së, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Policia ka konfirmuar se suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimet e IPK-së.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete ose veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri