Kosova dhe Shqipëria trajnojnë së bashku ushtarët

Kosova dhe Shqipëria trajnojnë së bashku ushtarët

Aktuale November 03, 2022 - 13:53

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer një trajnim të përbashkët njëmujor, ku shkëmbyen eksperiencat mes vete.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi është dyfishuar bashkëpunimi ndërushtarak, raporton Zeri.info.

“Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin ‘smart defense’, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, shkroi Mehaj. /Zëri