Sulmohet me armë stacioni policor kufitar në veri
Foto: ilustrim

Sulmohet me armë stacioni policor kufitar në veri

Aktuale November 03, 2022 - 12:32

Është sulmuar me armë zjarri objekti i Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Jasenovik të Zubin Potokut , raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se më 02 nëntor 2022, gjatë natës, kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

“Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi, e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste. Policia e Kosovës me njësitet policore do të vazhdojnë angazhimet në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës, si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”, njofton Policia e Kosovës. /Zëri