Abazoviqi në Samitin e Berlinit: Po u afrohemi vlerave të BE-së

Abazoviqi në Samitin e Berlinit: Po u afrohemi vlerave të BE-së

Aktuale November 03, 2022 - 11:50

Sot ka filluar Samiti i Berlinit, në të cilin janë duke marrë pjesë shumë liderë evropianë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin Dritan Abazoviq.

Abazoviqi ka thënë se së shpejti do të nënshkruhen tri marrëveshje për lirinë e lëvizjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Zeri.info.

Ai më tej ka thënë se në këtë mënyrë ky rajon po i afrohet më shumë Bashkimit Evropian.

“Po krijojmë një rajon më të mirë e më të integruar, edhe më afër vlerave të BE-së. Sesionet punuese në Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Berlinit, ku flasim për bashkëpunimin rajonal, për tregtinë e përbashkët rajonale dhe sigurinë e furnizimit dhe transformimit. Së shpejti do të nënshkruajmë tri marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me kartë identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, shkroi Abazoviqi. /Zëri