100 familje në Prishtinë përfitojnë ndihmë për ngrohje
Aktuale
November 03, 2022 - 11:29
Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka njoftuar se janë ndarë 25 mijë euro ndihmë për 100 familje për ngrohje.
Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, e cila ka thënë se në këtë kohë inflacioni kjo është më e duhura.
“DMS-ja ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë.
Në këtë kohë të inflacionit Komuna e Prishtinës dhe një herë po dëshmon që është me qytetarët e saj e veçanërisht atyre në nevojë.
Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove (25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, shkroi ajo. /Zëri