Kirurgët e QKUK-së e quajnë nënçmim zgjedhjen e Osmanit për t’u operuar në klinikë private

Kirurgët e QKUK-së e quajnë nënçmim zgjedhjen e Osmanit për t’u operuar në klinikë private

Aktuale November 03, 2022 - 10:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje në mbrëmje i është nënshtruar një operimi për heqjen e tëmthit në një klinikë private, edhe pse ky operim kryhet në QKUK që nga viti 2004.

Ndaj kësaj kanë reaguar kirurgët nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, të cilët e quajtën injorim zgjedhjen e presidentes për t’u trajtuar në klinikë private, raporton Zeri.info.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni, duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës ka marrë trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se me këtë veprim presidentja Osmani ka nënçmuar këtë institucion dhe kjo është e papranueshme për ta.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim. /Zëri

Image
Image