Para Samitit në Berlin, Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun

Para Samitit në Berlin, Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun

Aktuale November 03, 2022 - 10:04

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi është mbajtur para samitit vjetor të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot, ndërsa Kurti ka shkruar në Twitter në lidhje me takimin, transmeton Zeri.info.

“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Jose Borrellin dhe Miroslav Lajçakun për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera”, shkroi Kurti.

Ai përmendi edhe djegien e veturave me targa RKS në veri

“Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë”, shkroi Kurti.

Për këtë takim ka shkruar edhe Borrelli, i cili tha se kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, ndërsa ka dënuar djegien e veturave në veri, transmeton Zeri.info.

“Mirë që takova kryeministrin Albin Kurti përpara Procesit të Berlinit. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e makinave, janë të papranueshme, marrëveshjet e arritura duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të veprojnë me përmbajtje.

Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, shkroi Borrelli. /Zëri