Kërcënohet aktivistja që e publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë

Kërcënohet aktivistja që e publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë

Aktuale November 03, 2022 - 09:50

Dje aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli publikoi një video, ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se ky rast ka tronditur opinionin, kurse deri më tani policia ka arrestuar tri infermiere, të cilave u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Për këtë rast ka shkruar edhe gazeta britanike “Daily Mail”, e cila e ka quajtur tronditëse këtë ngjarje. /Zëri