Avokati Koci tregon se me sa vjet mund të dënohet infermierja që ushtroi dhunë mbi të moshuarën

Avokati Koci tregon se me sa vjet mund të dënohet infermierja që ushtroi dhunë mbi të moshuarën

Aktuale November 03, 2022 - 09:02

Një rast tejet i rëndë u raportua dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku shihet se një infermiere ushtron dhunë ndaj një të moshuare.

Ky rast nxiti reagime të shumta, por avokati Arianit Koci ka treguar se me sa vjet burgim mund të dënohet e dyshuara A.P., raporton Zeri.info.

Koci tha se me Ligjin për sulm ndaj personave të ndjeshëm dënimi maksimal është tre vjet, por Prokuroria duhet të vlerësojë të gjitha rrethanat.

Ai më tej ka thënë se do ta mbronte të dyshuarën, por që ajo do të duhej ta pranonte fajësinë, sepse nëse do të arsyetohej, do ta rëndonte pozitën e saj.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose mu mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimit, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj se ka me rëndu veten”, deklaroi Koci në T7. /Zëri