Kurti për rastin e të moshuarës: Ajo që pamë sot e tmerrshme, s’ka qytetar që s’është tronditur

Kurti për rastin e të moshuarës: Ajo që pamë sot e tmerrshme, s’ka qytetar që s’është tronditur

Aktuale November 02, 2022 - 23:21

Kyeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së të moshuares në qendrën e Pejësm rast ky që ka tronditur të gjithë qytetarët.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk ka qytetarë që nuk është shokuar nga ajo video, por sipas tij drejtësia ka vepruar, raporton Zeri.info.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”.

Kurti ka premtuar përkrahje për të moshuarit.

“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar Kurti. /Zëri