Arrestohet burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve në Pejë, kërcënoi stafin

Arrestohet burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve në Pejë, kërcënoi stafin

Aktuale November 02, 2022 - 19:53

Videot e siguruara nga rtv dukagjini tregojnë Policinë e Kosovës duke shoqëruar një person i cili është një familjar i njërës nga të suspenduarat. I njëjti kishte kërcënuar stafin.

Videot tregojnë Policinë e Kosovës duke arrestuar një person i cili është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të ë suspenduara.

Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

I njëjti kishte kërcënuar stafin dhe më vonë, ishte shoqëruar në polici për kanosje.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.