MSH-ja bën inspektimin e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë

MSH-ja bën inspektimin e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë

Aktuale November 02, 2022 - 18:53

Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Sipas njoftimit thuhet se kjo është një sjellje jonjerëzore nga infermieret në fjalë.

“Inspektorati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor. Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”.

“Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi”.

“Mbesim të përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesi i tyre u besohen profesionistëve shëndetësorë. Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në njoftim. /Zëri