Halil Kastrati: S’pata forcë me pa videon deri në fund, i ofroj strehim të moshuarës te “Jetimat e Ballkanit”

Halil Kastrati: S’pata forcë me pa videon deri në fund, i ofroj strehim të moshuarës te “Jetimat e Ballkanit”

Aktuale November 02, 2022 - 18:12

Pas rastit të dhunës ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka reaguar edhe humanisti Halil Kastrati.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur gatishmërinë që të moshuarës t’i bëhet vend në shtëpinë të cilën e ka ndërtuar Kastrati me ndihmën e donatorëve.

“Nuk pata forcë me pa videon deri në fund por me dhimbje në shpirt po i përcjelli lajmet për rastin e të moshuarës, nënës se dëshmorit në Pejë dhe realisht kam ngelë pa koment”.

“Çdo shërbim ndaj njerëzve me nevoja të ndryshme duhet të jetë mision sepse vetëm atëherë u shërben atyre me shpirtë e trup”.

“Pa dashur që te zgjatem me shumë, t’ju japim hapësirë organeve të drejtësisë me thënë fjalën e fundit ndërsa të moshuarës, nënës tonë me gjithë zemër i kishim bërë vend në shtëpinë tonë”, ka shkruar Kastrasti. /Zëri