Reagon Muhaxheri: Kemi ftuar organet e rendit ta trajtojnë rastin me seriozitet

Reagon Muhaxheri: Kemi ftuar organet e rendit ta trajtojnë rastin me seriozitet

Aktuale November 02, 2022 - 16:31

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimin në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në një shtëpi për të moshuar në këtë qytet ku përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si një e moshuar rrihet fizikisht dhe maltretohet nga pjesëtarët e stafit.

Sias tij, komuna nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime të tilla, ndërsa ka shtuar se i kanë ftuar organet e rendit që rastin ta trajtojnë me seriozitet.

“Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike. Kemi ftuar publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet”, ka shkruar ai.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy femra të cilat janë duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë. /Zëri