Abbott dënon djegien e veturave në veri: Mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë

Abbott dënon djegien e veturave në veri: Mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë

Aktuale November 02, 2022 - 16:08

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar në pas djegies së një veture me targa RKS në Zubin Potok.

Abbott e ka cilësuar këtë akt vepër kriminale, duke shtuar se kjo është mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar Abbott.

Më herët gjatë ditës edhe Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturës në veri, duke përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të shtyhet afati për regjistrimin e veturave në RKS. /Zëri