Prokuroria jep detaje për rastin në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë

Prokuroria jep detaje për rastin në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë

Aktuale November 02, 2022 - 15:37

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas publikimit të videoincizimit në rrjetet sociale të sulmit në Shtëpinë e të Moshuarave në Pejë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ka angazhuar dy prokurorë të Shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

“Dy prokurorët e Shtetit dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtët me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Zeri.info.

Tutje, thuhet se prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /Zëri