Arrestohen dy infermieret që sulmuan të moshuarën në Pejë

Arrestohen dy infermieret që sulmuan të moshuarën në Pejë

Aktuale November 02, 2022 - 15:32

Janë arrestuar dy infermiere, pas videos së publikuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku keqtrajtohet një e moshuar.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Veton Elshani, i cili tha se aktualisht dy të arrestuarat janë duke u intervistuar në stacionin policor.

“Janë arrestuar dy persona, janë duke u intervistuar në fakt nga Policia dhe prokurorët dhe do të vendosim se si do të veprohet tutje”, tha Elshani.

Ai shtoi se janë në proces të verifikimit të personelit tjetër dhe përgjegjësive menaxheriale në këtë shtëpi.

Kujtojmë se videoja ku shihet një e moshuar duke u rrahur nga një infermiere dyshohet se është xhiruar në shtëpinë private të të moshuarve “Orenda” në Pejë. /Zëri