SHBA-ja ripërsërit kërkesën për zgjatje afati për targa, dënon djegien e veturave në veri
Foto: Laura Hasani

SHBA-ja ripërsërit kërkesën për zgjatje afati për targa, dënon djegien e veturave në veri

Aktuale November 02, 2022 - 11:39

SHBA-ja ka ritheksuar edhe sot kërkesën për të zgjatur afatin për regjistrimin e veturave në RKS.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës, ndërsa ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat, transmeton Zeri.info.

“SHBA-ja dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale.

Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që tabelat RKS të mundë të vendosen gjatë 12 muajve, duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, shkroi Hovenieri në Twitter. /Zëri