Haziri tregon pse Isa Mustafa pranoi Marrëveshjen e Asociacionit

Haziri tregon pse Isa Mustafa pranoi Marrëveshjen e Asociacionit

Aktuale November 01, 2022 - 22:25

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar pse Isa Mustafa, në atë kohë kryeministër, ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.Haziri tha se Mustafa ka nënshkruar atë letër për shkak se ajo garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive asociacioni.

“Kryeministri në atë kohë, Isa Mustafa, e ka publikuar letrën e Shefes së Politikës së Jashtme, Federica Mogherinit, e cila ka qenë ndërmjetëse ndërkombëtare, pa Lajçak tash. Letrën e nënshkruar lidhur me kompetencat ekzekutive apo pushteti i tretë i Asociacionit, ajo letër garanton dhe siguron që nuk mund të ndodhë. Ai dokument është i BE-së, nuk na ka humbur neve dokumenti sikur ju ka humbur dokumenti serbëve”, deklaroi Haziri në teve1.

Më tej, ai theksoi se pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk mund të mbyllen proceset e mëdha në vend.

“Përveç procesit të pavarësisë, lirisë së Kosovës, në proceset tjera nuk kemi hezituar. Nëse merret baza dhe korniza e marrëveshjes së vitit 2013 dhe shihen termat e marrëveshjes së vitit 2015, shihet se sa shumë kemi zbutur terma të caktuar”, tha Haziri tutje