BBC: Serbia ka vënë në gatishmëri ushtrinë, Kosova po grindet me miq për targat
Sot ishte dita kur ka filluar që të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ilegale, kjo gjë nxiti reagime të shumta, SHBA-ja dhe BE-ja u shprehën të zhgënjyera.
Gazeta britaneze “BBC”, sot i ka kushtuar një artikull kësa çështje duke thënë se Serbia ka vënë në gatishmëri ushtrinë, kurse Kosova po grindet me miqtë për targat ilegale.
BBC-ja shkruan se këmbëngulja e Kosovës që serbët të ndryshojnë targat në “RKS” po i tensionon marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Ata më tej theksojnë se trupat e KFOR-it kanë shtuar patrullimet në për të parandaluar ndonjë incident.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë se trupat e saj po qëndrojnë në gatishmëri “për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë”. /Zëri
Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU: