Haradinaj: S’qëndroj duarkryq kur është në pyetje interesi nacional

Haradinaj: S’qëndroj duarkryq kur është në pyetje interesi nacional

Aktuale November 01, 2022 - 20:58

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me qytetarët në Fushë-Kosovë.

Ai ka thënë se nuk mund të rri duarkryq kur është në pyetje interesi nacional, raporton Zeri.info.

“Marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë”, shkroi ai.

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë “Kurti” duke thënë se krizat ekonomike dhe energjetike po thellohen.

“Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale”, shkroi ai më tej. /Zëri