Azemi: Punëtorët e sektorit privat po diskriminohen nga shtesat e Qeverisë

Azemi: Punëtorët e sektorit privat po diskriminohen nga shtesat e Qeverisë

Aktuale November 01, 2022 - 16:55

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se nga shtesat financiare po driskriminohen më së shumti punëtorët e sektorit privat.

Ai ka thënë se nëse dikush do të duhej të stimulohej, ata do të duhej të ishin punëtorët e sektorit privat, teksa shtoi se ata kanë dyfish paga më të vogla se sektori publik, raporton Zeri.info.

“Nuk mund të vlerësohet ndryshe pos kështu, me shqetësim të madh e morëm lajmin e dhënë nga qeveria se vetëm punëtorët e sektorit publik të Kosovës duhet stimuluar me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, dhe në sektorin privat jo. Nëse dikush duhet stimuluar atëherë ata janë punëtorët e sektorit privat, ata janë më të varfër, ata janë me paga dyfish më të vogla, ata janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, ata më së shumti financojnë për buxhetin e shtetit”, shkroi ai. /Zëri