Shasha: Vuçiqi ra në grackën e Kurtit
Demush Shasha, nga instituti EPIK, ka thënë se presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçiq, ka rënë në grackën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Shasha thotë se kjo ka ndodhur me vendimin për targat, ku Vuçiqi veprimeve paqësore të Kosovës po i përgjigjet ushtarakisht.
“Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit. Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit ‘nëpër bukuritë e Kosovës’ në Ujman. Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë.
Në të dyja rastet Vuçiqi u është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak, i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia”, shkroi Shasha.
Sipas tij, Vuçiqi me ngritjen e gatishmërisë ushtarake po u bashkëngjitet veprimeve të presidentit rus.
“Sot, me ngritjen e gatishmërisë ushtarake, Vuçiqi iështë bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë, të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, thotë Shasha. /Zëri