Komandanti i KFOR-it viziton Manastirin e Deçanit

Komandanti i KFOR-it viziton Manastirin e Deçanit

Aktuale November 01, 2022 - 13:50

Komandanti i Misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Manastirin e Visoki Deçanit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i thotë se gjatë takimit të tij me Sava Janjiqin, igumeni i manastirit, gjenerali Ristuccia, theksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç është përshkruar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu theksoi rëndësinë e të gjitha bashkësive fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok. /Zëri