Rizvanolli paralajmëron për rritje të çmimit të rrymës

Rizvanolli paralajmëron për rritje të çmimit të rrymës

Aktuale November 01, 2022 - 13:08

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend, si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Rizvanolli ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave. Sipas saj, importi i rrymës do të vazhdojë.

“Gjatë muajve të verës disa njësi të termocentralit kanë qenë remont. Pas kësaj është marrë vendimi për shpalljen emergjente me rrymën. Duke qenë se situata nuk pritet të stabilizohet, mirëpo pritet që të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, duke qenë se bien temperaturat e konsumi të rritet, megjithëse gjatë dy javëve të fundit kemi parë një ulje të çmimit në tregun evropian, por kjo do të jetë e përkohshme”.

Ajo ka shtuar se sasia e peletit në vend është e përballueshme dhe se kjo do të ndikojë te ata që e përdorin këtë lëndë për ngrohje.

“Peleti që ka qenë duke eksportuar tani shitet në Kosovë. Ju lus të miratoni masa emergjente edhe për 30 ditë ligjin për energji. Sasia që prodhohet është e konsiderueshme. Dhe kjo mund të bëhet përmes aprovimit të ligjit për masat ndërhyrje në treg që të vendoset çmim tavan. Importi do të vazhdojë në masën që është e mundur”.

Në Komision është miratohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në energji, pa votat e opozitës.

Komisioni gjithashtu ka miratuar Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.