Fletë qortimi po jepen edhe në pikat kufitare [foto]
Foto: Laura Hasani

Fletë qortimi po jepen edhe në pikat kufitare [foto]

Aktuale November 01, 2022 - 12:33

Policia e Kosovës ka nisur sot zbatimin e vendimit të ri të Qeverisë, ku për targat ilegale në veri janë duke u dhënë qortime ndaj vozitësve, duke i këshilluar që të marrin targat RKS.

Deri tani situata është e qetë në veri, ndërsa fletë qortimet janë duke u lëshuar edhe në pikat kufitare, raporton Zeri.info.

Çdo veturë që hyn në Kosovë nga Serbia me targa ilegale është duke marrë fletë qortimi nga policia kufitare e Kosovës, ndërsa situata po monitorohet edhe nga policia e EULEX-it.

Image
Fletëqorimi i lëshuar nga Policia e Kosovës

Deri tani nuk është raportuar ndonjë incident në veri, por qytetarët serbë që kanë marrë fletëqortimet kanë thënë se pavarësisht kësaj nuk do të marrin targa “RKS”.

Faza e parë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 21 nëntor, ku më pas do të nisë faza e dytë, që parasheh gjobë prej 150 eurosh për pronarët e makinave me targa të tilla. Kjo fazë do të zgjasë deri më 21 janar. /Zëri

Image

Image

Image

Image