Qalaj deputetes së LVV-së: “je bërë si papagall”, bashkëpartiakët e saj lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Qalaj deputetes së LVV-së: “je bërë si papagall”, bashkëpartiakët e saj lëshojnë mbledhjen e Komisionit

Aktuale November 01, 2022 - 11:49

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, e kanë lëshuar mbledhjen.

Kjo pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i tha deputetes së LVV-së, Mirlinda Tishukaj, “je bo si papagall”.

Deputeti i LVV-së Halil Thaçi i ftoi bashkëpartiakët të lëshojnë mbledhjen.

“Unë nuk e vazhdoj mbledhjen pasi ofendoni dhe thërras deputet e LVV-së ta lëshojnë sallën”.

Tishukaj ka folur pas prezantimit të Raportit të Auditimit për Ministrinë e Arsimit, duke thënë se LVV-ja po korrigjon gabimet e partive të tjera.

“Mos u mundo me ndërtuar çka është e trashëguar nga ministritë e juaja. Ne si LVV dihet t’i korrigjojmë gabimet tuaja. Që nga 22 rekomandime i kemi vetëm 11. Ka një përgjegjësi institucionale me pas disiplinë për financa publike. Je mësuar në Polici me fol qyshdo, këtu ka rregulla”.

Fillimisht ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci foli për Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t.

Ajo tha se kanë arritur të realizojnë shumicën e rekomandimeve, duke shtuar se e kanë zgjidhur problemin e 32 zyrtarëve serbë, që nuk janë paraqitur në punë e janë paguar. /EO