Deputetja Kica-Xhelili: E pakuptimtë qetësia me të cilën Qeveria po i pranon kritikat nga SHBA-ja

Deputetja Kica-Xhelili: E pakuptimtë qetësia me të cilën Qeveria po i pranon kritikat nga SHBA-ja

Aktuale November 01, 2022 - 11:37

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se është e pakuptimtë qetësia me të cilën po pranohen kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Kica ka pyetur se ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve në rastin kur një delegacion amerikan me 25 kompani po takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Zeri.info.

“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiqit. Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona? Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to”, shkroi ajo.

“Kur Blinkeni përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.

Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kostoje? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyçë?”, shkroi ajo. /Zëri