
123 milionë euro, buxheti për FSK-në
Aktuale
October 28, 2022 - 18:07
Në mbledhjen e 103-të, Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2023, që do të jetë mbi tre miliardë euro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se Qeveria mori vendim që të ndaj 123 milionë euro për FSK-në, raporton Zeri.info.
Ai theksoi se ky buxhet është 20 për qind më shumë se sa që ka qenë për vitin 2022.
“Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, u shpreh Murati. /Zëri