![Komuna e Prishtinës me aksion, nis largimin e kioskave nga sheshi [foto]](/uploads/zeri.info/images/2022/October/26/auto_312796736_808098623859023_8292510555856784514_n1666773166.jpg)
Komuna e Prishtinës me aksion, nis largimin e kioskave nga sheshi [foto]
Aktuale
October 26, 2022 - 10:32
Komuna e Prishtinës, nga mëngjesi i sotëm, ka nisur një aksion, ku inspektorati bashkë me policinë po largojnë kioskat ilegale dhe shitësit ambulantë nga sheshet.
Në fotografitë që ka siguruar “Zëri” shihet një numër i policëve që po asistojnë inspektoratin komunal për largimin e disa kioskave nga sheshi “Nënë Tereza”.
Po ashtu më herët Komuna e Prishtinës, përmes një aksioni, ka liruar një parking, i cili gjendet përballë Kuvendit të Kosovës e i cili ishte uzurpuar tash e 20 vjet. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2022/October/26/auto_312976324_851581346286399_2350449652462235118_n1666773173.jpg)