Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 14 maj

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 14 maj

Aktuale October 24, 2022 - 15:56

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se 14 maji i vitit 2023 është caktuar si dita kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se vlerëson periudhën deri në zgjedhje, teksa u ka bërë thirrje partive që të jenë më të përgjegjshme deri atëherë, raporton Zeri.info.

Begaj po ashtu u ka bërë thirrje edhe votuesve që të mos anashkalojnë detyrën qytetare.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.

Vlerësoj nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bëj thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike”, shkroi ai. /Zëri