Sindikata alarmon: Rreth 1500 infermierë do të ikin nga Kosova

Sindikata alarmon: Rreth 1500 infermierë do të ikin nga Kosova

Aktuale October 23, 2022 - 17:27

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, ka reaguar sërish duke shprehur shqetësimin e tyre për ikjen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova.

Sipas Sindikatës, këtë vit janë larguar 500 infermierë nga Kosova, ndërsa kanë alarmuar se gjatë vitit të ardhshëm do të largohen rreth 1500 të tjerë, transmeton Zeri.info.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., jane vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa në përgaditje që do të largohen gjatë vitit 2023 janë rreth 1500 infermier. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash”, thuhet në reagimin e sindikatës.

“Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri”, thuhet tutje në komunikatë

Ata kanë bërë thirrje që Qeveria të reflektojë dhe të ndal ikjes para se të ndodh kolapsi.

“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti. Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona”, thuhet në fund të komunikatës. /Zëri