Dimri po vjen, Konjufca thirrje për kursim të energjisë elektrike
Aktuale
October 16, 2022 - 16:48
Në Kosovë ashtu si në gjithë Evropën, është paralajmëruar se ky dimër do të jetë i vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Për shkak të situatës, po bëhet thirrje e vazhdueshme për kursim të energjisë.
Kësaj thirrje sot ju bashkua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Konjufca në faqen e tij zyrtare tashmë ka vendosur fotografinë me apelin për kursim të energjisë elektrike.
Kësaj thirrje u janë bashkuar tashmë edhe shumë zyrtarë të tjerë. /Zëri