Sistemit arsimor në Kosovë pritet t’i bashkohen edhe mësimdhënës nga diaspora

Sistemit arsimor në Kosovë pritet t’i bashkohen edhe mësimdhënës nga diaspora

Aktuale October 16, 2022 - 12:08

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe organizatën “Teach For Kosova”  kanë vendosur që sistemit arsimor në Kosovë ti bashkangjesin mësimdhënës nga diaspora për një periudhë dy vjecare. Kjo me qëllimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Diasporës.Sistemit arsimor në Kosovë pritet t’i bashkohen edhe mësimdhënës nga diaspora.

Kjo pas vendimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe organizatës joqeveritare “Teach For Kosova”.

Pjesë e projektit pritet jenë të rinj të diplomuar me arritje të larta akademike për mësimdhënie.

Drejtori i organizatës, “Teach for Kosova”, Egzon Gashi tregon se cka parashihet në këtë program.

Ardhja e këtyre mësimdhënësve po mirëpritet nga njohësit e arsimit.

Mirëpo, Rinor Qehaja shprehet skeptik se është një zgjedhje e duhur momentalisht.

“Sjellja e mësimdhënësve nga vendet perëndimore është e mirëseardhur, pasi që të njëjtit mund të sjellën metodologji cilësore që mund të jenë me interes për mësimdhënësit tanë. Unë rikujtoj që, vetëm këtë vit aktualisht që po flasim, neve i kemi mbi 2 mijë mësimdhënës tepricë teknologike dhe qindra tjerë të cilët janë në pritje për rekrutim. Pra është një disbalanc shumë i madh mes ofertës dhe kërkesës për mësimdhënësit”, tha Qehaja.

Bashkëpunimi mes MPJD-së, MASHT-it dhe “Teach For Kosova” do të konkretizohet më Memorandum Mirëkuptimi përmes të cilit do të përcaktohen hapat, detyrat dhe kontributi i secilës palë./teve1