Këshilli i Prindërve për mësimin të shtunave: Më shumë dëm sesa kompensim

Këshilli i Prindërve për mësimin të shtunave: Më shumë dëm sesa kompensim

Aktuale October 07, 2022 - 23:46

Kryetar i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka bërë të ditur se e kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e mësimit të humbur gjatë grevës të shtunave.

Demi tha se ky kompensim më shumë shkakton dëme tek fëmijët sesa përfitime mësimore.

“Vullneti i shumicës së prindërve që na kanë kontaktuar janë deklaruar të cilët shprehin pakënaqësi dhe e shohin si të dëmshme kompensimin e mësimit të shtunave”.

“E shohim se mësimi të shtunave pengon më shumë sesa që mund të pengoj sesa të kompensoj diçka. Shkakton lodhje dhe mërzitje tek fëmijët dhe i largon nga aktivitet tjera që i bëjnë kryesisht të shtunën. Gjithashtu mendojmë që ky kalendar nuk është për ditët e punës por të pushimit do të duhej të konsultohej me Këshillin e Prindërve” tha Demi, njofton Klankosova.

Demi, mes tjerash, tha se kompensimi i mësimit duhet të rishikohet dhe të bëhet gjatë javës nga e hëna deri të premten, e jo gjatë vikendit.