Qeveria e Kosovës pretendon se krimet e luftës u kryen mes 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000

Qeveria e Kosovës pretendon se krimet e luftës u kryen mes 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000

Aktuale October 07, 2022 - 22:18

Përplasja e ashpër gjatë të premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u nxit nga diskutimet rreth Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Pikat ku Kurti e Tahiri nuk u pajtuan është periudha kohore e krimeve të luftës, që sipas qeverisë, përfshin 1 janar 1998- 31 dhjetor 2000.

Në projektligjin aktual të qeverisë Kurti, një kopje të së cilit e ka siguruar Gazeta 10, paragrafi 2 i nenit 2, thekson se “Instituti përveç hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë për periudhën nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999, ka përgjegjësi të hulumtoj dhe dokumentoj, siç thuhet “mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, jo më vonë se me datën 31 dhjetor 2000”.

Ky nen kontravers barazohet me atë të fushëveprimtarisë së hetimeve të Gjykatës Speciale, që nga shumë kush po kritikohet. Specialja nisi rrugëtimin e saj të hetimeve mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt dhe përfundoi duke hetuar krimet e supozuara të pas luftës.Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka folur gjerë e gjatë javën që shkoi për ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara, mandatin, rastet e proceduara dhe kritikat e mediave.

Ajo kishte thënë se “Mandati i Gjykatës është të garantojë procese penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000”.

Diskutimet e të premtes në Kuvendin e Kosovës mes qeverisë dhe opozitës u fokusuan tek ky nen që u konsiderua problematic dhe në favor të Serbisë.

Qeveria u akuzua se me këtë projektligj po i “Përligj zyrtarisht e institucionalisht kërkesat 22 vjeçare të Beogradit”.

“Është edhe e pafalshme në raport me mijëra dëshmorë, martirë, familjet e tyre, ish ushtar të UCK-së dhe familjet e tyre. Është e pafalshme për familjet e qindra të masakruarve dhe shkelje e gjakut të tyre. Është thjësht turp përballë secilit qytatar të Kosovës” deklaroi Tahiri.

Kryeministri Kurti reagoi me nervoz duke thënë e quajtur Tahirin si deputetin më zhurmues në Kosovë.

Image