Osmani dhe presidenti i Zvicrës flasin për anëtarësimin e Kosovës në KE

Osmani dhe presidenti i Zvicrës flasin për anëtarësimin e Kosovës në KE

Aktuale October 07, 2022 - 22:00

Në kuadër të samitit të Komuniteti Politik Evropian, i cili është duke u mbajtur në Pragë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me shumë liderë evropianë.

Ajo është takuar edhe me presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Osmani bëri të ditur se ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon, marrëdhëniet ndërshtetërore.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, shkroi Osmani. /Zëri