Haxhiu: Opozita që thirret në emër të luftës nuk e votoi projektligjin për krimet serbe në Kosovë

Haxhiu: Opozita që thirret në emër të luftës nuk e votoi projektligjin për krimet serbe në Kosovë

Aktuale October 07, 2022 - 20:42

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtëisë, Albulena Haxhiu e cila është shprehur e lumtur për këtë projektligj, pasi do të dokumentohen krimet serbe në Kosovë.

Ajo ka thënë se në këtë rast të gjithë deputetët duhet të votonin pro, por Haxhiu kritikoi deputetët që s’e vontuan atë.

“Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë”, u shpreh ajo.

Haxhiu ndër të tjera ka falënderuar deputetët që e mbështetën këtë projektligj. /Zëri