Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, flasin për liberalizimin e vizave

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, flasin për liberalizimin e vizave

Aktuale October 07, 2022 - 20:29

Në kuadër të samitit inagurues të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin belg, Alexander De Croo

Ata kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ne kontinentin evropian.

Bëhet e ditur se të dy kanë vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore dhe thellimin e tyre.

Osmani teksa ka folur për agjendën evropiane të Kosovës, ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat.

Ajo po ashtu ka theksuar rëndësinë e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin De Cross për mbështetjen belge për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, thuhet në komunikatë. /Zëri