Tomë Gashi: Nga sot jam avokat i 11-vjeçares që u dhunua seksualisht

Tomë Gashi: Nga sot jam avokat i 11-vjeçares që u dhunua seksualisht

Aktuale October 07, 2022 - 19:32

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot do të jetë përfaqësues juridik i 11-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë persona në Prishtinë.

Ai ka thënë se pavarësisht asaj që kaloi, viktima ka dëshirë që t’i kthehet normalitetit, raporton Zeri.info.

“Në këtë rast janë duke u angazhuar shumë institucione për t’i ndihmuar asaj, por sot e vërtetova se po të mos kishte pasur neglizhencë tepër të madhe nuk ishin përseritur kurrë raste te tilla”, shkroi Gashi.

Ai më tej ka thënë se secili që ka fëmijë të kësaj moshe e kupton sa e dhimbshme është kjo situatë. /Zëri