TEB: S’kemi pasur sulm kibernetik, ata që kanë shqetësime le të na kontaktojnë

TEB: S’kemi pasur sulm kibernetik, ata që kanë shqetësime le të na kontaktojnë

Aktuale October 07, 2022 - 19:20

Sipas raportimeve të mediave thuhej se banka “TEB” e cila vepron në Kosovë është duke u përballur me sulme kibernetike.

Mirëpo, kjo është mohuar nga TEB-i përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, raporton Zeri.info.

Sipas TEB Bank, kushdo që ka ndonjë shqetësim, le t’i drejtohet atyre për sqarime të mëtutjeshme.

“Bazuar në shqetësimet që janë ngritur së fundi në platformat e rrjeteve sociale në internet, TEB SH.A. ju siguron se nuk ka pasur sulm kibernetik ndaj sistemeve të saj. Të gjithë klientët që mund të kenë shqetësime, i lusim që ato t’i drejtojnë përmes kanaleve të komunikimit për kujdes për klientë”, thuhet në njoftim. /Zëri