Muja: Mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura dhe të paguhen me avancë
Foto: Laura Hasani

Muja: Mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura dhe të paguhen me avancë

Aktuale October 07, 2022 - 15:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit, duke folur për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, ka thënë se askund në botë nuk paguhen grevistët.

Para deputetëve, Muja ka deklaruar se zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është që mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura dhe të paguhen si avancë – ashtu siç ka kërkuar Ministria e Arsimit.

“Mësimdhënësit tonë, unë dyshoj që kanë qenë të painformuar për pasojat, dhe rrjedhimisht kanë nevoja për t’i pagu shpenzimet e këtij muaji. Andaj, pagesa në formë të avancës, në kompensim të orëve është rrugë dalja e saj”, ka thënë deputeti i VV-së.

Tutje, sipas Mujës, problemi tjetër në vend është se mësimdhënësit janë bindur që pagat e tyre janë të ulëta.

“Kosova është e varfër, pagat e mësimdhënësve asnjëherë s’janë të mjaftueshme por është e rëndësishme të bëhet një krahasim. Pagat e mësimdhënësve shkojnë mesatarisht deri në 480 euro, aq është paga mesatare”.

“Edhe mësimdhënësit e Kosovës paguhen më shumë se në Maqedoni e Shqipëri, pra si vend i varfër mjaftueshëm i paguajmë, sepse s’kemi më tepër”, është shprehur Muja. /telegrafi